Ndërlidhjet

Moskë: Hidhet poshtë kërkesa e një partie opozitare për regjistrim


Ministria e Drejtësisë së Rusisë, nuk ka pranuar ta regjistroj një parti opozitare, më sakt Partinë e Lirisë së Popullit. Muajin e kaluar, ish kryeministri Mikail Kasianov, ish zëvendës kryeministri, Boris Nemtsov, dhe disa politikanë të tjerë i kanë dorëzuar dokumentet për ta regjistruar një parti politike që ata e emëruan Partia e Lirisë së Popullit, e njohur edhe përmes akornimit rus, Parnas. Ministria e drejtësisë ka thënë se kanë gjetur një mori shkeljesh në aplikacionin duke përfshi edhe praninë e emrave të njerëzve që nuk janë anëtarë të partisë.

Vendimi është arsyetuar se Ministria ka marrë një numër ankesash nga rusët që kanë thënë se nuk janë anëtarë të kësaj partie.

Sipas ligjit, partitë e paregjistruara, nuk mund të kandidojnë në zgjedhje e as nuk mund të nominojnë dikë për zgjedhje presidenciale.
XS
SM
MD
LG