Ndërlidhjet

Nesër mund të ri-kthehen eksportimet e BE-së drejt Rusisë


Komisioni Evropian ka njoftuar sot se Rusia është pajtuar që të heqë një ndalesë të importimit të perimeve të prodhuara në BE, pas përhapjes së bakteries esherija coli.

Autoritetet ruse e kanë nënshkruar një marrëveshje sot gjatë vizitës së komisionerit për shëndetësi të Bashkimit Evropian, John Dalli, i cili ishte dërguar nga trupi ekzekutiv i BE që të realizojë këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Komisionit për Shëndetësi, Frederik Vincent, ka thënë se “eksportet do të kenë mundësi të rinisin, ndoshta që nesër”.
XS
SM
MD
LG