Ndërlidhjet

Bahrain: Dënohen 8 aktivistë shiit me burgim të përjetshëm


Një gjykatë speciale në Bahrain, i ka dënuar me burgim të përjetshëm tetë aktivistë shiit me akuzat për organizimin e një puçi gjatë protestave më herët gjatë këtij viti. 21 të dyshuar kanë qenë pjesë e procesit, 14 prej të cilëve të burgosur dhe të tjerët të gjykuar në mungesë.

Gjykata për Mbrojtjen Kombëtare, kishte burgosur 13 persona të tjerë me nga 15 vjet.

Disa disident politik shiit, janë në mesin e të dënuarve sot. Autoritetet e Bahrainit në mars e kishin shtypur protestën që kërkonte më shumë të drejta për shumicën Shiite në mbretërinë që udhëhiqet nga sunitet.

Autoritetet pretendojnë që të pandehurit kanë bërë përpjekje që të rrëzojnë monarkinë sunite dhe se kanë lidhje me “organizatat terroriste jashtë Bahrainit”.

Qeveria ka thënë se Hezbullahi i përkrahur nga Irani, ka qenë e përfshirë në protestat që patën filluar në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG