Ndërlidhjet

logo-print

Katër oficerë pakistanezë dyshohen për lidhje me terroristë


Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se është duke i marrë në pyetje katër oficerë të saj për lidhje të tyre me grupet e ndaluara ekstremiste. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Major Gjeneral, Atar Abaz, ka thënë sot se katër oficerët e ushtrisë janë duke u marrë në pyetje me dyshimin se kanë lidhje me grupin Hizb ut Tahrir, mirëpo ata nuk janë arrestuar.

Ky grup është i njohur si grup islamist që punon për bërjen bashkë të shteteve myslimane në botë nën ligjin e fesë.
XS
SM
MD
LG