Ndërlidhjet

Irak: Sulmohet një delegacion i Iranit


Ministri i Naftës së Iranit, ka thënë se një delegacion i kësaj ministrie që e vizitonte Irakun është sulmuar nga “terroristët”, mirëpo pjesëtarët e delegacionit nuk janë lënduar.

Një burim i ministrisë së brendshme të Irakut, ka thënë se dy gardian irakian janë lënduar kur persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të konvojit iranian.

Faqja e internetit e ministrisë së naftës së Iranit ka njoftuar se konvoji u sulmua derisa shkonte në drejtim të objektit të Ministrisë së Energjisë në Bagdad.

Njoftimi nuk ka treguar se kush qëndron prapa sulmit.
XS
SM
MD
LG