Ndërlidhjet

logo-print

LDK reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Arsimit


Ekipi i ekspertëve të arsimit në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të Ministrit të Arsimit i cili ka thënë se do e hapin Shkollën e Studimeve doktorale në Universitetin e Prishtinës.

Sipas këtyre ekspertëve të LDK-së, Ministri nuk mund të hapë një shkollë që ekziston që tre vjet, por me këtë deklaratë sipas ekspertëve të subjektit opozitar, verifikohet se në “njerëzit e kësaj qeverie janë vënë në krye të punëve të cilat nuk i njohin as elementarisht”.

“Vendimet për shkolla, për mënyra e tipa studimi i merr vetë universiteti, mjafton që qeveria të mos ndërhyjë në punët akademike”, thuhet në fund të reagimit të LDK-së.
XS
SM
MD
LG