Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: 57 militantë të al-Kaidës kanë ikur nga burgu


Zyrtarët lokalë të sigurisë thonë se dhjetëra militantë të al-Kaidës kanë ikur sot nga një burg në pjesën jugore të Jemenit.

Zyrtarët thanë se të burgosurit ikën, pasi burgu në qytetin Mukhalla, në Detin Arabik, ishte sulmuar nga militantët e armatosur.

Agjencia AP, nga kryeqyteti Sana, raporton se nga burgu kanë ikur 57 militantë.

Ka raporte se është vrarë një rojtar burgu, ndërsa disa të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Ndër të ikurit kishte edhe militantët të dënuar për terrorizëm.

Jemeni, që ka zhvilluar luftë kundër militantëve të lidhur me al-Kaidën në pjesën jugore, aktualisht është i përfshirë nga trazirat, për shkak të protestave kundër regjimit të presidentit Ali Abdullah Saleh.

Presidenti aktualisht është në Arabinë Saudite, ku po ripërtrihet pas trajtimit mjekësor lidhur me plagosjet që i pësoi gjatë shpërthimit të një bombe në pallatin e tij presidencial, në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG