Ndërlidhjet

Kinë: Lirohet me kaucion artisti Ai Weiwei


Mediat shtetërore të Kinës raportojnë se artisti i burgosur Ai Weiwei, është liruar me kaucion.

Agjencia e lajmeve Hsinhua tha se Weiwei, që është artist vizuel i njohur ndërkombëtarisht dhe disenjator, është liruar pasi kishte pranuar se ka bërë evazion të taksave dhe për shkak se vuante nga një sëmundje kronike.

Ai Weiwei, 53 vjeçar, ishte arrestuar më herët këtë vit, i akuzuar për krim ekonomik.

Ky artist është kritik i zëshëm i qeverisë dhe arrestimi i tij ishte bërë në kuadër të goditjes kundër atyre që mendojnë ndryshe dhe kishte shkaktuar kritika nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG