Ndërlidhjet

Obama tërheq 33 mijë trupa nga Afganistani


Presidenti Barak Obama ka shpallur fillimin, e asaj që ai e përshkruajti si përpjekje për të përfunduar përfshirjen ushtarake amerikane 10-vjeçare në luftën në Afganistan.

Në një fjalim të mbajtur të mërkurën mbrëma në Shtëpinë e Bardhë, Obama shpalli planet për tërheqjen e 10 mijë trupave amerikane deri në fund të këitj viti dhe 23 mijë trupave tjerë deri në verën e vitit 2012.

Tërheqja e planifikuar do të reduktojë praninë amerikane në Afganistan- nga 100 mijë sa është tani në rreth 68 mijë.

Të tjerat shtete së bashku kanë rreth 40 mijë trupa që shërbejnë në kuadër të misionit të sigurisë të udhëhequr nga NATO.

Obama tha se pas reduktimit fillestar prej 33 mijë trupave, do të ketë tërheqje tjetër të ushtarëve amerikanë me një ritëm të qëndrueshëm, ndërsa forcat afgane përgatiten ta marrin përsipër mbikëqyrjen e sigurisë në vitim 2014.

Obama tha se se ”vala e luftës po largohet”.

Ai tha se SHBA besojnë se do të ketë përparim në bisedimet me talibanët me qëllim që të gjendet një zgjidhje politike në luftën afgane.
XS
SM
MD
LG