Ndërlidhjet

SHBA akuzon dy letonezë për krime kibernetike


Autoritetet amerikane thanë se dy letonezë janë akuzuar dhe dhjetëra kompjuterë dhe serverë janë konfiskuar në SHBA dhe në Evropë, në një aksion të përbashkët mbi krimin kibernetik ndërkombëtar.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Peteris Sahurovs, 22 vjeçar dhe Marina Maslobojeva, 23 vjeçe janë arrestuar në Rezekne të Letonisë nën akuzat për mashtrim në internet, konspiracion për të kryer mashtrim të tillë dhe mashtrim në kompjuter.

Sipas aktakuzës, pretendohet se letonezët kanë operuar në një skemë të quajtur “scareware" në të cilën përdoruesit e internetit janë shtyrë të besojnë gabimisht se kompjuterët e tyre janë infektuar me një virus, dhe pastaj u është sugjeruar që të ofrojnë numrat e kredit-kartelave për të blerë produkte suftuerike kundër virusëve.

Departmenti tha se kjo ka çuar në një humbje prej 2 milionë dollarësh.

Po ashtu njoftohet se në këtë operacion, janë konfiskuar afër 50 kompjuterë dhe serverë në SHBA, Gjermani, Britani, Francë, Holandë, Letoni, Lituani dhe Suedi.

Të dyshuarit e përfshirë në ktë mashtrim pretendohet se kanë mundur të fusin të ashtuquajtrën "scareware" në kompjuterët e 960 mijë njerëzve, duke shkaktuar humbje prej 72 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG