Ndërlidhjet

Kriza greke në fokus të samitit të BE-së


Kriza greke e borxhit pritet të jetë në fokus të samitit dy-ditor, që mbledh krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Samiti në selinë kryesore të BE-së në Bruksel, mbahet ndërkohë që tregjet financiare janë në pritje të shohin nëse ligjvënësit grekë po miratojnë pakon e kursimeve, e cila i është kushtëzuar Greqisë me dhënien e këstit të fundit prej 12 miliardë eurosh të kredisë së lëshuar nga FMN-ja dhe BE-ja.

Në agjendë të samitit pritet të jetë edhe situata në Libi dhe Siri, si dhe zgjerimi i ardhshëm i BE-së në Kroaci.
XS
SM
MD
LG