Ndërlidhjet

Klinton e zhgënjyer nga Rusia


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se SHBA-të janë të “zhgënnjyera” nga refuzimi i Ministrisë ruse të Drjetësisë që të regjistrojë Partinë e Lirisë së Popullit(PARNAS).

Në një deklaratë, Klinton tha se ky veprim, pengon PARNAS-in, që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Dumën ruse.

Ish kryeministri, Mihajl Kasjanov, ish zëvendëskryeminstri, Boris Nemcov dhe disa politikanë tjerë dorëzuan muajin e kaluar dokumentet për të regjistruar partinë e re opozitare.

Por, Ministria e Drejtësisë, tha se ka gjetur një sërë shkeljesh në aplikacione, përfshirë edhe praninë e anëtarëve in-ekzistentë.
XS
SM
MD
LG