Ndërlidhjet

Talibanët: Plani për tërheqje, simbolik


Talibanët thanë se plani i Obamës për tërheqjen e 10 mijë trupave deri në fund të vitit është “vetëm një hap simbolik”.

Në një deklaratë dërguar mediave përmes postës elektronike, talibanët kanë akuzuar administartën amerikane se “në mënyrë të vazhdueshme po jep shpresa të rreme vendit të saj se është duke e përfunduar luftën”.

Në deklaratë thuhet se pohimet e SHBA-së për progres në Afganistan janë "të pabaza" dhe se do ata do të vazhdojnë kryengritjen, derisa të gjitha trupat e huaja të tërhiqen nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG