Ndërlidhjet

Uilders lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes


Një gjykatë holandeze liroi nga akuzat politikanin Gert Uilders, mbi tw cilin rwndonin akuzat se ka nxitur urrejte kundër myslimanëve.

Uilders e ka përshkruajtur islamin si “fashist” dhe e ka krahasuar Kuranin me librin e Hitlerit “Mein Kampf" apo Lufta ime.

Ai insiston se komentet e tij të bëra në media dhe filmi kundërthënës “Fitna” i vitit 2008 ishin pjesë e debatit legjitim politik.

Edhe mbrojtja edhe prokuroria kanë kërkuar lirimin e tij nga akuzat. Grupet minoritare, të cilat dërguan ankesat fillestare kundër Uildersit në Gjykatë, kanë kërcënuar se do ta dërgojnë rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, mbështetja e Partisë së Lirisë e Uildersit, mundëson mbetjen e koalicionit në pushtet.
XS
SM
MD
LG