Ndërlidhjet

Edhe pas lirimit, Ai Weiwei s'mund ta lëshojë Kinën


Kina ka konfirmuar lirimin me kaucion të artisit dhe aktivistit të zëshëm Ai Weiwei, por ka thënë se ai është ende nën hetime dhe nuk mund ta lëshojë Kinën “pa leje”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei nuk konfirmoi në mënyrë eksplicite, se 54 vjecari Ai është nën arrest shtëpiak, duke thënë se kushtet ishin pjesë e lirimit të tij me kaucion, pasi që artisti gjoja pranoi evazionin fiskal.

Arrestimi i Ait në prill, që u bë gjatë një aksioni të madh qeveritar kundër aktivistëve- ka shkaktuar protesta ndëkombëtare, ku qeveritë perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar në vazhdimësi lirimin e tij.
XS
SM
MD
LG