Ndërlidhjet

Karzai: Vendimi i Obamës, i drejtë


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka mirëpritur njoftimin për fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Ai e ka quajtur vendimin “të drejtë dhe në interes të të dyja shteteve”.

Talibanët thanë se plani i Obamës për tërheqjen e 10 mijë trupave deri në fund të vitit është “vetëm një hap simbolik”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka mbështetur vendimin e Obamës për tërheqjen e 33 mijë trupave nga Afganistani deri në verën e vitit 2012, duke thënë se tërhqja është “rezultat i natyrshëm” i përparimit që është bërë në luftën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG