Ndërlidhjet

Stefanoviq: Askush s'i kërkoi Serbisë ta njohë Kosovën


Shefi i ekipit serb negociator Borko Stefanoviq ka thënë se askush nuk i ka kërkuar Serbisë që ta njohë Kosovën, po që se dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së.

Ai ka thënë se askush nuk kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën, “dhe këtë nuk do ta bëjmë, sepse nuk ekziston ndonjë formë që do ta detyronte Serbinë që ta bëjë këtë”.

Në të njëjtën kohë duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se rezultatet e para konkrete të dialogut, Prishtinë-Beograd mund të priten në fillim të muajit të ardhshëm në raundin e ardhshëm të delgacioneve në Bruksel.
XS
SM
MD
LG