Ndërlidhjet

Jahjaga: Sundimi i ligjit-bazë e funksionimit të shtetit


Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se sundimi i ligjit në Kosovë është një nga parimet bazë të funksionimit të shtetit.

“Besimi i qytetarëve në institucionet e vendit varet shumë nga sistemi i drejtësisë, nga puna e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga profesionalizimi, përkushtimi, ndershmëria nga puna e pakompromis e tyre, që janë në shërbim vetëm të drejtësisë dhe që zbatojnë vetëm ligjin, në secilin rast dhe ndaj secilit”, ka thënë Jahjaga me rastin e vënies së gur-themelit të Pallatit të Drejtësisë.

“Shteti i së drejtës është shtylla mbi të cilën mbështeten proceset demokratike, ndërsa institucionet e drejtësisë do të jenë vendi ku dëshmohet e vërteta. Pikërisht këtu është lidhja më e fortë e qytetarit me shtetin dhe pikërisht këtu mbështetet siguria e lirive dhe të drejtave të qytetarit, ushtrimi dhe mbrojtja e të drejtave të tyre”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka thënë se reformat në drejtësi janë në funksion të përafrimit me normat dhe standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë është financuar nga Komisioni Evropian.
XS
SM
MD
LG