Ndërlidhjet

Ligjvënësit kurdë bojkotojnë parlamentin turk


Ligjvënësit e sapozgjedhur kurdë raportohet se kanë vendosur të bojkotojnë parlamentin turk, pasi që njërit prej tyre iu mor ulësja.

Një zyrtar nga Partia për Paqe dhe Demokraci( BDP), e cila mbështet ligjvënësit ka thënë se vendimi do të bëhet publik sot pasdite.

Hatip Dixhle, një nga 36 deputetët e mbështetur nga BDP, i cili u zgjodh më 12 qershor, ka humbur ulësen në parlament, pasi që ka humbur po ashtu një apel kundër një dënimi të mëparshëm, për shpërndarjen e propagandës terroriste.

Vendimi i BDP-së për të bojkotuar parlamentin mund të rrisë trensionet në pjesën turke të banuar me kurdë.
XS
SM
MD
LG