Ndërlidhjet

Peshkopi Amfilohije para drejtësisë


Peshkopi serb i Kishës Ortodokse në Malin e Zi është paraqitur në gjykatë, për t’u përballë me akuzat për përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Peshkopi Amfilohije Radoviq, i zënë në një kontest me autoritetet, të cilat donin heqjen e një kishe nga maja e një mali, ka thënë se “kushdo që e rrënon kishën, le ta rrënojë Zoti bashkë me trashëgimtarët e vet”.

Prokurorët thanë se këto fjalë kanë lënduar ndjenjat e qytetarëve të Malit të Zi.
Seanca dëgjimore e sotme është shtyrë, pasi Amfilohije ka kërkuar zëvendësimin e gjykatësve.

Amfilohije, po që se shpallet fajtor, dënohet me gjobë.

Peshkopi i fashmëm, njihet për nacionalizmin e tij pro-serb.

Ai kryeson kishën në Malin e Zi, e cila është pjesë e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd.
XS
SM
MD
LG