Ndërlidhjet

EULEX kryen bastisje në Graçanicë


Sot, Policia Ekzekutive e EULEX-it, përkatësisht Njësia e Hetimeve Financiare, ka kryer bastisje në Zyrën e Kadastrës Komunale në komunën e Graçanicës, duke përfshirë edhe zyrat e shefit dhe drejtorit të ZKK-së, njofton EULEX-i.

Bastisjet janë kryer në kontekst të një hetimi për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me regjistrat e rrejshëm të privatizimit të ish ndërmarrjeve shoqërore, njofton përmes një komunikate për media, Zyra për Informim e EULEX-it.

Bastisjet ishin autorizuar nga një gjykatës i EULEX-it për Procedurë Paraprake në Prizren.

Policia thuhet se është duke intervistuar katër persona nga ZKK.

Hetimi është nën mbikëqyrjen e dy prokurorëve të EULEX-it nga Prokuroria Speciale.
XS
SM
MD
LG