Ndërlidhjet

Gjeorgji: Policia ka arrestuar një “grup të armatosur opozitar”


Ministria e brendshme e Gjeorgjisë thotë se tetë aktivistë opozitarë janë akuzuar për formim të grupit të armatosur ilegal, për kthimin e një politikani në ikje në Gjeorgji.

Ministria tha se të dyshuarit kishin planifikuar për ta ndihmuar ish ministrin e mbrojtjes, Irakli Okruashvili, për t’u kthyer në Gjeorgji, gjatë protestave kundër qeverisë, muajin e kaluar.

Okruashvili, bashkëthemelues i Partisë Gjeorgjiane, ishte larguar, pasi kishte kaluar në opozitë për shkak të dënimit për korrupsion.

Muajin e kaluar ai tha se do të kthehej në Gjeorgji për protestat e 25 majit, por më vonë kishte hequr dorë nga këto plane.

Ministria e brendshme e ka publikuar një video, në të cilën një i dyshuar tha se Okruashvili do të hynte në Gjeorgji, nëpër rajonin separatist Oshetia Jugore, që mbështetet nga Moska.

Kryesuesi i Partisë Gjeorgjiane, Sozar Subari, tha se arrestimet ishin pjesë e fushatës së “represionit dhe terrorit” nga ana e qeverisë së presidentit Mikheil Saakashvili.
XS
SM
MD
LG