Ndërlidhjet

Bagdad: Nga eksplodimet në treg, së paku 21 të vrarë


Zyrtarët e sigurisë së Irakut thonë se sot, nga tri eksplodime në një treg në pjesën jugore të Bagdadit, janë vrarë së paku 21 vetë dhe plagosur më se 40 të tjerë.

Zyrtarët thanë se bombat shpërthyen në momentin kur tregu ishte përplotë me njerëz.

Njëherësh, Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar se një kontraktor civil amerikan është vrarë në një sulm në Bagdad.
XS
SM
MD
LG