Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Presidentja Jahjaga u takua me ministrin Shvarcenberg


Presidentja Atifete Jahjaga, është takuar sot me ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Shvarcenberg, i cili ka arritur për vizitë dyditëshe në Kosovë.

Zoti Shvarcenberg tha se vendi i tij angazhohet, që procesi i integrimeve evropiane, për vendet e Ballkanit Perëndimor, të përshpejtohet duke i përmbushur kriteret e përcaktuara nga BE-ja, njofton presidenca e Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojë për marrëdhënie kontraktuale me BE-në, që do ta qartësonte rrugën e integrimeve evropiane, do t’i adresonte sfidat aktuale dhe do t’i thellonte reformat në Kosovë.

Ajo theksoi se prania e Bashkimit Evropian në Kosovë nuk mund të jetë e pa-anshme ndaj statusit, sepse pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
XS
SM
MD
LG