Ndërlidhjet

Sanksione evropiane ndaj Gardës Revolucionare


Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tre komandantëve kryesorë të Gardës Revolucionare të Iranit, për shkak se kanë “ofruar pajisje dhe mbështetje” për regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad në represionin e tij të vazhdueshëm mbi protestuesit.

Komandanti i përgjithshëm i forcës ushtarake iraniane, Mohamed Ali Xhafari, komandanti i njësisë së saj speciale, Quds, Qasem Solejmani dhe zëvendëskomandanti i krahut të shërbimit informativ, Hosein Taeb, janë ndaluar të udhëtojnë në BE dhe çdo aset i tyre i mundshëm në BE, është bllokuar po ashtu.

Për këto sanksione qe arritur pajtimi më herët, por ato kanë hyrë fuqi sot.

Rreth 30 persona, përfshirë edhe Asadin, janë goditur nga sanksionet, për shkak të aksioneve qeveritare në Siri.

Në listë sot janë shtuar edhe katër zyrtarë sirianë.
XS
SM
MD
LG