Ndërlidhjet

Mesiq krahason Dodikun me Millosheviqin


Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq thotë se Evropa duhet që të “hedhë” jashtë jetës politike presidentin e Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, sepse ai bën “gjithçka për të shkatërruar” Bosnje e Hercegovinën.

Mesiq në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard” e ka krahasuar Dodikun me Sllobodan Millosheviqin.

Ai ka konststuar se çelësi për zgjidhjen e problemrve në Bosnje, megjithatë gjendet më shumë në Beograd e më pak në Banjallukë.

“Dodik dikur e ka kundërshtuar Sllobodan Millosheviqin. Megjithatë, sot udhëheq politikë të njëjtë, sikurse Millosheviqi, por me mjete tjera, më subtile, pa tankse dhe gjenocid, por me mjete politike”, ka thënë Mesiq.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë pozicionin e përfaqësuesit të lartë, i cili duhet ta ketë mundësinë që t’i “largojë” nga jeta politike, ata që duan ta shkatërrojnë Bosnjën.
XS
SM
MD
LG