Ndërlidhjet

BE i jep dritën jeshile anëtarësimit të Kroacisë


Liderët e BE-së, gjatë takimit në Bruksel, i kanë dhënë dritën jeshile Kroacisë që t’i bashkohet BE-së, mirëpo e kanë paralajmëruar Zagrebin që duhet të vazhdoj ta luftoj korrupsionin e përhapur me “energji”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas përfundimit të samitit dy ditor në Bruksel, deklaroj se “BE është pajtuar për anëtarësimin e Kroacisë” dhe se “nuk ka rezerva ndaj këtij qëndrimi, njejtë siç ka pasur me Bullgarinë dhe Rumaninë”.

Anëtarësimi i Kroacisë pritet të formalizohet më së largu në mesin e vitit 2013.

Kroacia, do të bëhet vendi i dytë ish jugosllav që do të bëhet anëtarë në Unionin me 27 vende anëtare, pas Sllovenisë.

Anëtarësimi i fundit në Bashkimin Evropian është ai i vitit 2007 kur Romania dhe Bullgaria u bënë anëtare.
XS
SM
MD
LG