Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Sulmohet një patrullë policie


Në mëngjesin e hershëm, rreth orës 3:15, në veriun e Mitrovicës është sulmuar me armë zjarri një patrullë e Policisë së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nysret Mehmeti.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë së njëri prej tre personave të dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre policëve dhe më pas, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të parkut që gjendet prapa “Tre rrokaqijejve”.

“Për fat të mirë, policët nuk janë goditur nga të shtënat. Është dëmtuar një automjet civil, i cili ka qenë aty afër. Njësitë e hetimeve të stacionit dhe hetuesit rajonal në vend të ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja”, ka thënë zëdhënësi i policisë Mehmeti.

Ndryshe, personat e dyshuar, në momentin që kanë qëlluar me armë zjarri mbi policinë, dyshohet se kanë qenë duke vjedhur vetura.
XS
SM
MD
LG