Ndërlidhjet

Prishtinë: Studentë amerikanë e kosovarë pastrojnë varrezat hebreje


Disa studentë amerikanë janë duke i rivendosur disa varreza hebreje në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, njofton Asoshiejtëd Pres.

Që një javë, këta studentë së bashku me kolegët e tyre kosovarë nga Universiteti amerikan në Prishtinë janë duke e pastruar një terren në Prishtinë në varrezat çifute për të cilat nuk është kujdesur askush, që sipas AP-së, është shenjë e pakët e komunitetit të pakësuar.

Studentja, Susan Mathews, thotë se “mezi arrihet të shihet nëse ka apo jo varre këtu, disa prej të cilave datojnë që nga shekulli i 19-të”.

Rabini Edward Boraz, nga Qendra Roth për Jetën Hebreje të Kolegjit të Dartmouthit, ka thënë se një nga qëllimit e udhëtimeve të këtyre studentëve është edhe që “gjenocidi të shihet si problem i njerëzimit e jo i një grupi të caktuar të njerëzve”.

Sipas Rabinit Boraz, pas Luftës së Dytë Botërore, komuniteti i vogël hebre filloj të pakësohet në numër, pasi rreth 300 prej tyre humbën në kampin e koncentrimit në Gjermani. Ata që kishin mbetur, ikën për në Izrael gjatë kohës së luftës në Kosovës, në vitet 1998 – 1999.

Rabini Boraz thotë se “ne kurrë nuk do t’i harrojmë krimet kundër njerëzimit që janë bërë në Kosovë gjatë viteve të 90-ta dhe vuajtjeve që kanë ndodhur kur janë vrarë njerëz të pafajshëm”.
XS
SM
MD
LG