Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi: Tërheqja franceze nga Afganistani, njejtë me atë amerikane


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka njoftuar sot se “disa qindra” trupa franceze do të tërhiqen nga Afganisatni para fundit të këtij viti. Katër mijë trupa franceze momentalisht janë të stacionuara në Afganistan. Të enjten, zyra e Sarkozisë kishte njoftuar se Franca do të realizojë një tërheqje progresive “në një mënyrë proporcionale dhe në të njejtën kohë me tërheqjen amerikane.

Deklarata u bë një ditë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, ka njoftuar për afatin kohor të tërheqjes amerikane nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG