Ndërlidhjet

Negociata për t'i dhënë fund konfliktit në Nagorno Karabak


Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, do të takohen sot për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit rreth rajonit të Nagorno Karabakut, enklava armene që gjendet në kufi me Azerbajxhanin.

Samiti i sotëm në mes të Presidentit armen, Serzh Sarkisian dhe atij azer, Ilham Alijev, është duke oganizuar nga Presidenti rus, Dmitri Medvedev, në Rusi.

Para këtyre bisedimeve, Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka telefonuar të dy presidentët për t’iu bërë thirrje që të arrijnë progres gjatë negociatave. Forcat e armenëve etnik të përkrahur edhe nga Armenia, kanë marrë kontrollin mbi Nagorno Karabakun në luftën e cila përfundoj me marrëveshje armëpushimi në vitin 1994.
XS
SM
MD
LG