Ndërlidhjet

Vazhdojnë dyshimet për lidhjet e zyrtarëve pakistanezë me bin Laden


Ushtria pakistaneze e ka hedhur poshtë sot një raport që thotë se gjatë bastisjes që çoi deri te vrasja e ish liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden, është gjetur një telefon me numra që kanë lidhje me agjencinë e inteligjencës së Pakistanit.

Gazeta “The New York Times” citon zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti duke thënë se është zbuluar që bin Laden e ka shfrytëzuar grupin, Harakat ul Muxhahejdin, si pjesë të përkrahjes për të brenda Pakistanit.

Lideri i Al Kaidës, është vrarë nga forcat amerikane më 2 maj, në brendi të terroritorit pakistanez.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Gjeneral Majori, Atar Abaz, ka thënë sot se raporti është pjesë e “një fushate të orkestruar mirë kundër organizatave pakistaneze të sigurisë”.
XS
SM
MD
LG