Ndërlidhjet

Klinton merr pjesë në takimin e Lituanisë


Shtypja e protestës opozitare pas zgjedhjeve të kontestuara në Bellorusi, do të jetë një nga temat kryesore të takimit të “Komuniteteve të Demokracisë” që do mbahet në Villnus në Lituani, nga 28 qershori deri më 1 korrik.

Duke folur për reporterët në Uashington, Majkëll Posner, Asistenti i Sekretares së Shtetit, ka thënë se Hillari Klinton do të marrë pjesë në atë takim ku Bellorusia do jetë një pikat kryesore të agjendës.

Takimi i Villnusit do të ketë edhe një kamp që e ka për qëllim që të trajnoj aktivistët, kryesisht prej Bellorusisë. Moldavia dhe demokracitë në lindje e sipër në vendet e Afrikës Veriore, gjithashtu do të përbëjnë pjesë të dialogut në këtë takim.
XS
SM
MD
LG