Ndërlidhjet

Kina promovon turizmin e brendshëm me 306 milion dollarë


Kërkuesi kryesor i internetit kinez, ka investuar 306 milion dollarë për promovimin e turizmit brenda shtetit. Motori kërkues, Baidu, thotë se po investon para në faqen e internetit për udhëtime, Qunar, pas rritjeve që janë regjistruar në turizmin e brendshëm dhe derisa ekonomia e këtij vendi po përmirësohet në mënyrë rapide pas krizës globale.

Shefja e financave në Baidu, Xhenifer Li, ka thënë përmes një deklarate se “udhëtimi që një kohë të gjatë është kategoria kryesore në Baidu dhe se numri i udhëtarëve në Kinë është rritur në mënyrë rapide”.

Kina përbënë tregun kryesor online të botës me 477 milionë shfrytëzues të internetit, sipas të dhënave zyrtare.
XS
SM
MD
LG