Ndërlidhjet

Rritet varshmëria ndaj drogës


Tableta heroine...
Tableta heroine...
Kosova, sipas autoriteteve të rendit, vlerësohet si vend transit prej ku shpërndahet droga, por edhe përdorimit. Udhëheqës të organizatave që merren me rehabilitimin e personave të varur nga droga, thonë se numri i përdoruesve të substancave narkotike po rritet çdo ditë e më shumë. Për pasojë, po shtohet edhe numri i viktimave.


Kosova është vend transit i drogës. Këtë e thonë vetë autoritetet e rendit, sipas të cilave, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, nga Policia e Kosovës janë arrestuar 196 persona, 113 janë ndaluar, ndërsa janë hetuar 114 persona.

Kosova edhe nga autoritetet ndërkombëtare, në raporte të ndryshme është identifikuar si vend transit i drogës, por edhe vend ku kultivohen substancat narkotike.


Sabrije Kamberi, zëdhënëse në Policinë e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë, se në bazë të analizave të bëra nga të arrestuarit për drogë, del se Kosova është vend transit prej ku shpërndahet droga.

“Sa herë që kemi pasur raste të konfiskimit të drogave, kemi bërë publike rastet dhe në bazë të analizave që u janë bërë të dyshuarve, Kosova është një vend transit për shpërndarjen e këtyre drogave”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Kamberi.

Sipas zëdhënëses Kamberi, substancat narkotike të konfiskuara nga autoritetet e rendit janë heroina, marihuana, ekstazi e disa lloje tjera.

“Drogat e konfiskuara janë 33 kilogramë heroinë, 87 kilogramë marihuanë 2.5 kilogramë hashash, 691 copë ekstazi, dhe 3 kilogramë droga të tjera”, tregon Kamberi.

Safet Blakaj, drejtues i Qendrës rehabilituese nga droga, “Labirinthi”, pohon se edhe numri i përdoruesve të substancave narkotike është në rritje. Por, sipas Blakajt, më shqetësues është fakti që është rritur dukshëm numri i personave që vdesin si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.
Dy vjetët e fundit, e posaçërisht vitin e fundit, sipas të dhënave tona, del se vdekjet, të cilat lidhen me drogën, janë shtuar dukshëm dhe është mjaft shqetësuese.


“Dy vjetët e fundit, e posaçërisht vitin e fundit, sipas të dhënave tona, del se vdekjet, të cilat lidhen me drogën, janë shtuar dukshëm dhe është mjaft shqetësuese. Gjithashtu, edhe mosha e përdorimit të drogave gjithnjë është duke rënë më tepër dhe tashmë ka filluar edhe një trend i ri si varshmëri ku po keqpërdoren ilaçet e ndryshme në vend të drogave”, thotë Blakaj.

Ai shton se përpjekjet që janë duke i bërë në organizatën që ai udhëheq, janë jo vetëm ofrimi i shërbimeve për këta persona, por edhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta të institucioneve të ndryshme.

“Fokusimin e kemi gjithashtu edhe te përdoruesit e substancave narkotike në mënyrë intravenoze për mbrojtjen e sëmundjeve ngjitëse, edhe pse këtu ngec puna në ‘Labirinth’, për shkak se nuk kemi mjete të mjaftueshme”, shpjegon Blakaj.

Ndërkaq, në Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, thuhet se lufta kundër trafikut të narkotikëve mbetet një sfidë e madhe për institucionet e Kosovës. Mes tjerash, raporti përmend edhe korrupsionin te Policia kufitare e Kosovës dhe zyrtarët e Doganave.


E, zyrtarë të Doganave tashmë kanë deklaruar se është konfirmuar një gjë të tillë dhe vetëm në vitin 2010 është suspenduar nga puna rreth 10 për qind e stafit, si pasojë e gjetjes së fakteve ndaj punëtorëve të Doganave, të përfshirë në afera korruptive.

Lexoni edhe këto:
Afganistani, lider i prodhimit të opiumit
Korrupsioni në luftën anti-drogë
XS
SM
MD
LG