Ndërlidhjet

Samiti i Teheranit mbledhë presidentë dhe kryeministra rajonal


Një samit dy ditor ka filluar sot në Iran. Mediat shtetërore ka thënë se konferenca, e cila po mbahet në Ministrinë e Jashtme në Teheran, do ketë pjesëmarrës presidentët e Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Sudanit dhe Taxhikistanit si dhe disa zëvendës presidentë dhe kryeministra nga disa shtete të tjera.

Në fakt, janë zyrtarë nga 80 shtete dhe ekspertë rajonal dhe nga organizata ndërkombëtare raportohet se do marrin pjesë gjithashtu.

Irani në disa raste i ka kritikuar SHBA dhe aleatët e saj perëndimor se e ka ulur nivelin e sigurisë në Afganistan dhe Irak, për shkak të pranisë së saj ushtarake.

Teherani argumenton se mënyra më efektive për të luftuar terrorizmin është për të lejuar shtetet rajonale që të kujdesen për sigurinë derisa forcat e huaja largohen nga rajoni.
XS
SM
MD
LG