Ndërlidhjet

logo-print

Irani "shfryhet" kundër perëndimit në Samitin e Teheranit


Irani e ka shfrytëzuar një konferencë kundër terrorizmit që po mbahet sot në Teheran për të akuzuar perëndimin si sponsor kryesor të dhunës kundër civilëve. Presidenti Mahmud Ahmedinexhad, ju ka thënë delegatëve që përfshijnë edhe liderët e Irakut, Afganistanit dhe Pakistanit se Uashingtoni, Izraeli dhe Evropa, përkrahin “individë dhe grupe që janë përgjegjëse për incidente terroriste”.

Lideri supreme i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei, në një letër që është lexuar me zë të lartë në konferencë, ka thënë se Uashingtoni ka “sjellje terroriste dhe ka dhënë përkrahje financiare dhe ushtarake për organizata terroriste” në Lindje të Mesme.

Në samitin dy ditor ndërkonëbtar për terrorizmin, që ka filluar sot në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme të Iranit, po merrë pjesë edhe President ii Sudanit dhe Taxhikistanit si dhe zëvendës presidentë dhe kryeministra të shteteve të tjera.
XS
SM
MD
LG