Ndërlidhjet

Shkon në 60 numri i viktimave në spitalin e Afganistanit


Ka arritur në 60 numri i viktimave pas një sulmi me veturë – bombë, që ju bë një spitali në krahinën Logar të Afganistanit, ndërsa 120 persona të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i qeverisë lokale, Din Mohamad Darvaish, ka thënë se sulmi e kishte si cak spitalin ndërsa viktimat ishin pacientë, vizitorët e tyre dhe personeli i spitalit.

Talibanët e kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi, pasi zëdhënësi i tyre, Zabihullah Muxhahid, ka thënë se “ne e dënojmë këtë sulm në spital, kushdo që ta ketë bërë ka dëshirë që të shpif në dëm të talibanëve”.

Militantët në Afganistan rregullisht e kanë si cak policinë afgane dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë si dhe forcat e huaja, sulme që janë bërë gjatë luftës dhjetë vjeçare.
XS
SM
MD
LG