Ndërlidhjet

Irani ankohet në OKB për sanksionet amerikane


Irani ka protestuar te lideri i OKB-së, rreth sanksioneve të reja kundër Republikës Islamiste nga qeveria amerikane. Ambasadori i Iranit në OKB, Mohamad Kazai, përmes një letre dërguar te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun se politika e sanksioneve të SHBA-ve është “jashtëzakonisht e rrezikshme dhe asnjëherë nuk do i shërbejë mirëmbajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Letra është dërguar një ditë pasi qeveria amerikane ndaloj marrëdhëniet amerikane me “Iran Air” dhe një operator porti që i takon Gardës Revulucionare të Iranit.

Të dy organizmat e akuzuara nga SHBA-të se janë të përfshira në tregti me armë të ndaluara dhe transferimit të teknologjisë që mund t’i ndihmojnë programit bërthamor të këtij shteti. Si sanksione shtesë, Irani është goditur me katër raunde të sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pas refuzimit të Iranit që të ndaloj pasurimin e uraniumit, që mundet të kaloj në ndërtimin e një arme bërthamore.

Irani i mohon akuzat se është duke ndërtuar një armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG