Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Në krye të Kuvendit rizgjidhet Veljanovski


Pas konstituimit të Kuvendit dhe një debati polemizues, ai u votua nga 70 deputet të shumicës parlamentare ndërsa opozita votoi kundër për shkak të, siç u shpreh, jolojalitetit të tij ndaj Kuvendit të dëshmuar gjatë përbërjes së kaluar parlamentare.

“Nuk mund të bëhet shtet më i mirë me ambient më të mirë, derisa Kuvendi, pa opozitën, i miraton ligjet”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov.
Por, Veljanovski tha në kryerjen e detyrës për bazë do të ketë rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e vendit.

“Dëshiroj t’ju bind se interesi im parimor do të vazhdojë të mbetet vetëm Maqedonia, ndërsa mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të vazhdojnë të mbeten Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja për punë të Parlamentit”, deklaroi Trajko Veljanovski, kryetar i Parlamentit.

PDSH-ja opozitare zgjedhjen e kundërshtoi që në propozimin e Veljanovskit në komisionin e emërimeve duke adresuar kritika ndaj BDI-së për shkak të mospërmbushjes së premtimit që ky post t’u takojë shqiptarëve.

Por, nga BDI-ja thanë se marrëveshja për ndarjen e ministrive ofron pozicioni më i mirë në ekzekutiv apo përfaqësim në raport 2 me 1 me VMRO-DPMNE-në.
XS
SM
MD
LG