Ndërlidhjet

Thellohet kriza politike në Afganistan


Ligjvënësit afganë kanë votuar për shkarkimin nga puna të pesë anëtarëve më të rëndësishëm të Gjykatës Supreme afgane, vendim ky që shihet si pjesë e thellimit të krizës politike.

Vendimi në fakt është marrë pasi një gjykatë speciale, e krijuar nga Presidenti Hamid Karzai, ka vendosur të enjtën që 62 ligjvënës duhet të largohen nga Kuvendi për shkak të dyshimeve të manipulimit të votave gjatë zgjedhjeve të fundit.

Analistët thonë se votimi i së shtunës për heqjen e gjykatësve nga puna ka pasur për qëllim që të shprehin zhgënjimin e tyre rreth dështimit të gjykatës supreme që të ndaloj vendimin e tribunalit special të Karzait.
XS
SM
MD
LG