Ndërlidhjet

Vriten edhe pesë protestues në Siri


Aktivistët në Siri thonë se së paku pesë civilë janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë funeraleve që u kthyen në protestë kundër Presidentit Bashar al Asad. Observatoriumi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë edhe se tre persona janë vrarë gjatë kërkimeve shtëpi më shtëpi në periferi të Damaskut, dhe në qytetin Kuseir.

Raportohet se së paku 200 persona janë arrestuar në këtë zonë derisa dhjetëra mijëra sirianë kanë protestuar të premtën në tërë vendin.
XS
SM
MD
LG