Ndërlidhjet

Libia e akuzon sërish NATO-n për vrasjen e civilëve


Libia e ka akuzuar NATO-n se ka vrarë 15 persona gjatë një sulmi ajror që thuhet se e ka goditur një restaurant dhe një bukëpjekës në Brega, në pjesën lindore të shtetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libisë, ka raportuar se 20 persona të tjerë janë lënduar gjatë këtyre sulmeve. Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e NATO-s sa i përket këtyre viktimave.

Pamje të civilëve të vdekur, përfshirë edhe fëmijë, mund të shihen rregullisht në marshimet pro qeverisë së Libisë dhe në televizionin shtetëror.

NATO është ende duke e hetuar nëse sulmi i datës 19 qershor i tyre vërtetë ka vrarë disa civilë.
XS
SM
MD
LG