Ndërlidhjet

Vietnamezët vazhdojnë protestat kundër Kinës


Protestuesit vietnamezë kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit për të katërtën javë me radhë duke i bërë thirrje Kinës që të ndaloj hyrjen në hapësirat ujore që i takojnë Vietnamit në Detin e Kinës Jugore.

Protestat janë shumë të rralla në Vietnamin komunist ndërsa kur mbahen shtypen me shpejtësi nga forcat e sigurisë.

Megjithatë Hanoi zyrtar ka lejuar që katër javë mbajtjen e këtyre demonstratave.

Kina dhe Vietnami kanë shkëmbyer nota proteste gjatë muajit të fundit pas përleshjeve që pretendohen nga të dyja vendet në Detin e Kinës Jugore.
XS
SM
MD
LG