Ndërlidhjet

Anija e Kryqit të Kuq ndihmon bashkimin e familjeve libiane


Një anije e Kryqit të Kuq ka arritur në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, duke pasur me veti edhe 100 libianë që kishin mbetur peng në Bengazi, që prej muajit shkurt, kur filloj dhuna në shtetin e Afrikës veriore.

Zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Robin Uaoda, ju ka thënë reporterëve sot se anija kishte kryesisht gra, njerëz të moshuar dhe fëmijë, që të gjithë të interesuar që të bashkohen me familjet e tyre.

Kryengritja kundër liderit të Libisë, Muamer Gadafi, e ka futur në krizë të thellë shtetin, duke nxitur kështu edhe intervenimin ndërkombëtar që ka për qëllim që të mbrojë civilët.
XS
SM
MD
LG