Ndërlidhjet

logo-print

ICO, nga 1 shtatori, pa përfaqësi në Pejë, Prizren dhe Gjilan


Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë bëri të ditur se më 1 shtator do të mbyllë zyrat e saj rajonale në Pejë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë.

Përmes një komunikate për media ICO njoftoi se vendimi për t’i mbyllur përfaqësitë në këto qendra hyn në kuadër të “riorganizimit të saj institucional në përgjigje të progresit të bërë në zbatimin e dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës të Statusit”.

Duke komentuar vendimin Zëvendës-përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Christopher Rowan, tha:

“Mbyllja e zyrave tona rajonale është një hap i natyrshëm. Por kjo nuk do të thotë se ICO-ja nuk do të ketë më interes në komuna. Puna e Njësisë sonë për Çështje të Komunitetit do të riorientohet drejt përfundimit të detyrave që na mbeten me institucionet e nivelit qendror dhe lokal dhe struktura e zyrës qendrore do të përshtatet ashtu si është e nevojshme”.

Njësia për Çështje të Komunitetit, që ndodhet në zyrën qendrore të ICO-së në Prishtinë thuhet se do të riorganizohet për të marrë përsipër monitorimin e zhvillimeve në këto rajone dhe për t’i mundësuar ICO-së që të ketë kapacitetin për të ndërhyrë në nivelin lokal nëse është e nevojshme.

Ndërkohë, Zyra e ICO-së në Mitrovicë do ta vazhdojë punën e saj për të mbështetur,siç thuhet, Qeverinë e Kosovës në krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut.
XS
SM
MD
LG