Ndërlidhjet

Parlamenti i ri turk, përballë tensioneve me kurdët


Një gjykatë turke e ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e dy politikanëve kurdë të arrestuar me akuzat për terrorizëm pasi i kanë fituar ulëst në Parlamentin e këtij vendi, në fillim të këtij muaji. Gylser Jildirim dhe Ibrahim Ajhan, akuzohen se janë pjesëtarë të Partisë Kurde të Punës, që me ligj është e deklaruar si grup terrorist nga Ankaraja, dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Të arrestuarit janë pjesë e grupit prej gjashtë politikanëve kurdë që janë në pritje të përballjes me akuzat për terrorizëm të cilët janë zgjedhur deputet në zgjedhjet e 12 qershorit, kur kishin kandiduar si të pavarur në rajonin ku dominon popullata kurde.

Parlamenti i r ii Turqisë po përgatitet për hapje të tensionuar të punimeve pasi 30 deputet kurdë pritet ta bojkotojnë seancën e parë për të protestuar për situatën me të cilën përballet disa prej deputetëve kurdë, njërit prej të cilëve i është marrë edhe mandati i fituar më 12 qershor.
XS
SM
MD
LG