Ndërlidhjet

logo-print

Irani njofton se do organizojë ushtrime ushtarake


Garda elitare e Revolucionit të Iranit do të nsin një ushtrim ushtarak me gjuajtjen e raketave të llojeve të ndryshme. Agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, IRNA, e ka cituar komandantin e Gardës, Gjeneralin Ami Ali Hagjizadeh, duke thënë se ushtrimet, e koduara me emrin, Profeti i Madh 6, do të fillojnë më 27 qershor. Gjenerali, forcat e të cilit mbajnë ushtrime lufte çdo vit në rajonin e Gjirit, ka thënë se ushtrimet e fundit janë një mesazh i paqes dhe miqësisë me vendet e tjera të rajonit.

Në pjesën e fundit të majit, Irani kishte njoftuar se e ka pajisur Gardën Revolucionare me një lloj të raketës së re, Qiam 1, që ishte ndërtuar në Iran dhe testuar gushtin e vitin të kaluar.

Irani thotë se posedon një llojllojshmëri të raketave, disa prej të cilave janë në gjendje të arrijnë edhe në brendi të territorit izraelit si dhe në bazat amerikane të Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG