Ndërlidhjet

OKB kërkon nga afganët shmangien e krizës politike


Kombet e Bashkuara po i kërkojnë parlamentit në Afganistan që të shmangë hapat, të cilët do të thellonin krizën politike atje.

Anëtarët e parlamentit janë zemëruar pasi që një tribunal sepcial ka urdhëruar 62 ligjëvënës, që të heqin dorë nga ulëset në Kuvend, për shkak të manipulimeve në zgjedhje.

Tribunali është themeluar nga presidenti Hamid Karzai në vitin e kaluar pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, të cilat u përcollën me parregullsi.

Ligjvënësit i kanë dërguar një letër përfaqësuesit special të OKB-së në Afganistan, Stefan de Mistura, duke kërkuar ndihmën ndërkombëtare kundër tribunalit, të cilin e kanë quajtur ilegal.
XS
SM
MD
LG