Ndërlidhjet

Liderët e Kmerëve të Kuq-para gjyqit


Katër nga zyrtarët e lartë, ende të gjallë të ish-regjimit të Kmerëve të Kuq, janë paraqitur para Tribunalit për Krime lufte të OKB-së në Pnom Pen.

Që të katërtit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të pandehurit, të gjithë tani në moshë të shtyer, kanë qenë në mesin e rrethit të brendshëm të Pol Potit, arkitektit të revolucionit ulra maoist të Kmerëve të Kuq.

Vlerësohet se 1.7 milionë kamboxhianë- çereku i popullsisë- qenë vrarë gjatë torturave, ekzekutimit, urisë dhe rraskapitjes nga viti 1975-1979.
XS
SM
MD
LG